Një lajm i trishtë ka prekur familjen Halili nga fshati Nadakovc i Vushtrrisë.
Diar Muhamet Halili, i lindur më 15 qershor 2000, ka ndërruar jetë në moshë të re pas një sëmundjeje të rëndë.
Familja Halili ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 1 shkurt 2025, në ora 16:00, në varrezat e fshatit Nadakovc.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Halili në këtë moment të vështirë!