Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj sot ishte pjesë e një tubimi me mbështetës në Llukë të Deçanit.
Oda e Nimaj Muçajt ishte vendtakimi i bashkëluftëtarëve të atëhershëm e kolegëve të tashëm, shkruan Ballkani.info.
“Sot, në Llukë të Deçanit, te familja fisnike e Niman Muçaj, në shoqërinë e miqve e bashkëluftëtarëve, përjetuam ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare”, ka shkruar Brahimaj në facebook.
Tutje ai ka thënë se kjo vatër bujare është shembull i traditës dhe atdhedashurisë që transmetohen natyrshëm ndër breza.