spot_img
Wednesday, December 25, 2024
spot_img

Lahi Brahimaj për reduktimet e ashpra të rrymës: Vendit i duhet kryeministri Haradinaj, i cili në gjysmë të natës shkonte në KEK

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, është shprehur i ashpër me qeverinë dhe kryeministrin Kurti pasi që gjysma e Kosovës po përballet me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

“Më shumë se gjysma e Kosovës po përballet me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, kurse kryeministri Kurti nuk është në gjendje ta thotë edhe një fjalë të vetme. Në anën tjetër, qeveria dhe vet Kurti e kanë gojën plot mirëseardhje ndaj mërgimtarëve, të cilët do të mërdhihën në vendlindje”, ka shkruar Brahimaj.

Sipas tij, qytetarët duhet të paguajmë tash dyfishë për rrymë dhe ajo prap mungon.

“Kjo ndodh sepse prodhimi nuk e mbulon kërkesën dhe detyrohemi të blejmë rrymë miliona euro çdo ditë. Pra, të dy skenarët janë barrë për qytetarët. Prandaj, shumë të çmuar qytetarë, vendit tonë i duhet një qeveri ndryshe, i duhet kryeministri Ramush Haradinaj i cili kur mungonte energjia elektrike shkonte personalisht në KEK në mes të natës për të parë se çfarë po ndodhte”, ka shkruar Brahimaj.

Tutje ai thotë se Kosovës i duhet kryeministri Haradinaj që hallet e qytetarëve i zgjidh pa demagogji e pa llafe të kota.

“Ka ardhur koha që vendi ta ketë qeverinë që e meriton, që qytetarët të ndjehen të barabartë dhe mos të vidhen nga Martinat e Nagipat për kusure të Serbisë e Vetëvendosjes!”, ka shkruar në fund Brahimaj.

Gjenerali i UÇK-së në listën e AAK-së kandidon me numër 90.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit