Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë gjatë kësaj periudhe zgjedhore.
Në një postim të fundit, ai ka theksuar se kanë mbetur edhe katër ditë deri te zgjedhjet dhe ka bërë thirrje për përkrahje për listën “Kosova Fituese” me numrin 137.
Brahimaj, i cili garon me numrin 90, ka ripërsëritur mbështetjen e tij për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili mban numrin 1 në listë.
“Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme gjatë kësaj kohe! Edhe 4 ditë për Kosovën Fitues,” ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po intensifikon fushatën e saj në ditët e fundit para zgjedhjeve, duke bërë thirrje për votëbesimin e qytetarëve në programin dhe kandidatët e saj.