Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj, zhvilloi një takim me banorët e Lugut të Baranit.
Në këtë takim, Brahimaj ndau me krenari vizionin e AAK-së për një Kosovë Fituese, duke u zotuar për angazhimin maksimal për zhvillimin e kësaj ane, e cila ka dhënë shumë për çlirimin e Kosovës.
Lahi Brahimaj falënderoi bashkëluftëtarët dhe banorët e nderuar të kësaj treve për mikpritjen dhe besimin që i dhanë, duke theksuar se së bashku do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për vendin.