Kandidati për deputet, Lahi Brahimaj ka takuar sot banorët e fshatrave Bec, Zhdredhë, Lugbunar, Sapot, Vraniq, Doblibare dhe Çerim.
Kandidati i AAK-së me numër 90, thekson se në këto takime ka ndje fuqinë e besimit dhe vendosmërisë për ndryshimin e gjendjes aktuale.
“Këto troje kanë kultivuar gjithmonë vlerat kombëtare, duke qenë pjesë e rezistencës dhe shtetndërtimit. Sot, bashkë me veprimtarët e Aleancës dhe bashkëluftëtarët e dikurshëm, ripërtëritëm zotimin për një Kosovë Fituese – një shtet të fortë ekonomikisht dhe të respektuar ndërkombëtarisht”, ka shkruar gjeneral Brahimaj.