Një video e pazakontë e aktorit të njohur shqiptar, Laert Vasili, i cili është një nga banorët e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta.
Në këtë video, Vasili gjatë një debati me banoren tjetër, Jozi, bën një deklaratë të habitshme, duke pretenduar se ka një lidhje trungu me diktatorin famëkeq serb, Slobodan Millosheviq.
“Me ish-ministrin e Mbrojtjes të Enver Hoxhës, me Qirr Ballukun. Në rregull? Dhe para se të vdiste, më tha shkoni në Ulqin, se rrjedhin nga Kelmendi, nga Vasot e Kelmendit, nga të cilët rrjedh e din kush? Nga Vasot e Kelmendit e din kush rrjedh? Sllobodan Millosheviqi nga ata që janë serbizuar dhe ne Vasot e Kelmendit zbritëm në jug të Shqipërisë dhe ruajtëm degën tonë në shqip. Kështu që prandaj të thotë vëllai… 7 Marsin vjet e din ku e festova? Në Ulqin, i ftuar nga Dritan Abazoviq”, shprehet ai në video.
Deklarata e tij ka nxitur shumë polemika në rrjet, me përdoruesit që janë shprehur të habitur dhe të revoltuar nga këto pretendime.
Disa e kanë quajtur thjesht një përpjekje për vëmendje, ndërsa të tjerë kanë kritikuar rëndë aktorin për përmendjen e një figure si Millosheviqi në një kontekst të tillë.
Për momentin, Laert Vasili nuk ka dhënë ndonjë sqarim shtesë për këtë deklaratë, ndërsa videoja vazhdon të shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur debate të forta mes ndjekësve të reality show-t.