Ylli francez, Kylian Mbappe ka blerë një skuadër. Fjala është për Caen, që bën pjesë në Ligue 2 në Francë.
Është ky klub që ka njoftuar që është blerë nga Mbappe.
Kjo blerje, yllit të ri të Real Madridit i ka kushtuar rreth 15 deri 20 milionë euro.
Sulmuesi ka marrë përsipër pjesën e kompanisë në pronësi të Oaktree, fondi që kontrollon edhe Interin.
Interconnected Ventures, e themeluar nga Mbappe, ka blerë shumicën e aksioneve të Caen.
PAC Invest, kompania e investimeve e Pierre-Antoine Capton, mbetet një aksioner pakicë i klubit të Ligue 2.
Mbappe thuhet se u kërkua nga Caen për shumë vite, por zbritja e tyre nga Ligue 1 në vitin 2012 i dha fund mundësive të klubit për të qenë në gjendje të siguronte transferimin e tij.