Tuesday, April 1, 2025
spot_img

Ky është punëtori që mbeti i vdẹkur pasi ra nga ndërtesa ku po punonte

Një punëtor i ndërtimtarisë ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në një objekt në lagjen Veternik.

Viktima është shtetas rumun, derisa Klani merr vesh që i ndjeri quhej Nita Christian Michail, 50-vjeçar.

Dyshohet se viktima ka rënë nga kati i dytë i objektit ku ishte duke punuar.

Ndërkaq rastin për Gazetën e ka konfirmuar edhe policia.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit