Incidenti i djeshëm i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit ka nxitur reagime të shumta.
Ky veprim nga ana e Maqedonisë së Veriut, ndaj një personaliteti si Presidentja Osmani, u pa si i gabuar.
Në rrjetet sociale është publikuar fotoja e një polici sigurimi që thuhet të jetë ai që ka ndaluar Presidenten Osmani.
Ky polic shihet në shoqëri të politikanit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Artan Grubi.