spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Ky është polici 21-vjeçar i suspenduar për rrahjen te HIB-i, shkak konflikti në trafik

Gazeta raportoi sot ekskluzivisht për suspendimin e një zyrtari policor në Prishtinë, nën dyshimet për përfshirje në një përleshje fizike, të martën te pompa e derivateve ‘HIB’ në Graçanicë.

Polici, bashkë me disa persona të tjerë janë futur në sherr dhe për pasojë tashmë janë cak i hetimit.

Zyrtari policor dhe tre persona të tjerë kanë pasur një konflikt që nisi pas një mosmarrëveshje në komunikacion dhe eskaloi në rrahje.

Polici i dyshuar është Arlind Iskurti, 21-vjeçar, i cili tashmë është suspenduar për 72 orë, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Burimet kanë bërë me dije se zyrtari i suspenduar ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin kur plasi sherri.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i shoqëruar të dyshuarit e tjerë në stacion, ndërsa është vënë në dijeni edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti, ndërsa janë siguruar edhe prova që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarve në këtë rast.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit