Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Prapashticë në Prishtinë, ku një burrë humbi jetën si pasojë e një zjarri që e kaploi një fushë.
Shkaku i zjarrit akoma nuk dihet, ndërsa tashmë është iniciuar hetimi.
Personi që humbi jetën është Imer Rrahmani.
Vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq trupi u tërhoq për t’u dërguar në IML për obduksion.
Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Prishtinë, teksa s’dihen akoma detajet e tjera për rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.