Një person është gjetur dje pa shenja jete në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut.
Siç merr vesh Gazeta personi që u gjet i vdekur dje rreth orës 13:00, është Zoran Prodanoviq.
Me ta marrë vesh rastin njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën 57 vjeç që ndodhej i shtrirë në pushimoren (vikendicën) e tij.
Në afërsi të tij është gjetur një revole që sipas hetimeve fillestare dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.