Friday, April 18, 2025
spot_img

Ky është personi që humbi jetën nga goditja e trenit në Klinë

Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Jagodë të Klinës, ku treni ka goditur një veturë.

Gazeta mëson se viktima është 68 vjecari, Nikë Palushaj. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Jagot të Klinës, tha burimi.

Aksidentin me fatalitet e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai për media.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit