Tuesday, July 22, 2025
spot_img

Ky është personi që dyshohet se u rrëmbye në Prishtinë, pengmarrësit kërkojnë para për lirimin e tij

Një burrë është zhdukur prej 30 prillit 2025, ndërsa familja e tij ka marrë mesazhe kërcënuese nga persona të panjohur që pretendojnë ta kenë marrë peng dhe kërkojnë shuma të caktuara parash për lirimin e tij.

Personi që dyshohet se është rrëmbyer është Agron Bunjaku, rreth 46 vjeçar, banor i Prishtinës, i cili sipas bashkëshortes dhe vajzës së tij, nuk është parë më që nga data 30 prill.

Në orët e para të ditë së djeshme, ato janë paraqitur në Stacionin Policor dhe kanë deklaruar se kërcënimet nga rrëmbyesit janë të rënda dhe të drejtpërdrejta, duke përfshirë mesazhe si: “Nëse nuk paguani, do ta zhdukim.”

Rasti është marrë nën hetim nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda, dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, është inicuar si vepër penale “Rrëmbim”.

Familja e Agron Bunjakut kërkon ndihmën urgjente të autoriteteve për lokalizimin dhe kthimin e tij të gjallë në shtëpi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit