spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Ky është pejani që humbi jetën tragjikisht në aksidentin te “Arbën Xhaferi”

Gjatë mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën.

Media mëson se personi që humbi jetë në këtë aksident të rëndë është 60 vjeçari nga Peja, Erzen Merxha.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Daut Hoxha, ku tha se një person ka humbur jetën, ndërsa shoferi i veturës është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë për në QKUK.

“Një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës”, tha Hoxha.

“Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili është duke u trajtuar (mjekuar) në QKUK në Prishtinë”, theksoi ai.

“Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës. Njësia e Mjekësisë ligjore e kanë tërhequr kufomën, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, shtoi Hoxha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit