IPK ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt.
Siç mëson ekskluzivisht Gazeta bëhet fjalë për Muhamet Kajtazin.
Ai së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore – “Sjellje e rëndë diskredituese”.
Të njëjtit kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.