spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Ky është i riu nga Vranjevci që dyshohet se theri të miturit dhe iku

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në qendër të Prishtinës, ku dy të mitur janë therur me thikë te rruga “Luan Haradinaj”.

Siç mëson gazeta bëhet fjalë për një 10-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të cilët janë sulmuar me mjetin e mprehtë nga një person i dyshuar.

I dyshuari tashmë është identifikuar dhe po kërkohet nga Policia.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Olt Berishën nga Vranjevci.

Thika që dyshohet se e ka përdorur në rast nuk është gjetur në vendin e ngjarjes nga Policia.

Ndërkohë, viktimat janë dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor dhe sipas informacioneve të para, gjendja e tyre është stabile.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona.

Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policies”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit