Personi që u plagos të premten në Mitrovicë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar zyra për komunikim e QKUK-së.
“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikës Emergjente, një person i plagosur në Mitrovicë, nuk ka arritur të mbijetojë, për shkak të plagëve që ka pasur dhe gjendjes së rënduar shëndetësore!”, ka thënë zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
40-vjeçari Florim Zeqiri u plagos të premten në mëngjes, siç u raportua, ai u godit pas shpine me disa plumba.