Friday, July 25, 2025
spot_img

Ky është djali i familjes Haklaj i arrestuar për therjen me thikë në Deçan, ndalohet për 48 orë

I dyshuari për tentim vrasjen në Deçan, ku theri me thikë një person, tashmë është arrestuar. Policia ka njoftuar se i dyshuari është kapur sot, pasi është lokalizuar vendndodhja e tij.

Arrestimin dhe ndalimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Personi i dyshuar për këtë rast është Arber Haklaj nga fshati Isniq.

Për motive akoma të panjohura, i dyshuari e ka sulmuar me thikë viktimën në një market, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sinjali raportoi sot se viktima që u ther është Ylli Musaj, i cili fillimisht mori trajtim në QMF Deçan e më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit