Thursday, July 17, 2025
spot_img

Ky është biznesmeni që u godit me veturë në Strellc të Epërm

Një përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc të Epërm në Deçan.

Gazeta mëson se rreth orës 08:00 të mëngjesit, dy persona janë përleshur fizikisht mes vete në një kafiteri në qendër të fshatit.

E më pas, pasi kanë dal nga lokali, njëri nga personat e përfshirë në rasti ka goditur me veturë personin tjetër në sheshin “Ismet Ukaj”, në Strellc të Epërm.

Gazeta përmes burimeve ka mësuar se Xhafer Istrefaj, pronari i lokalit që ndodhet në bjeshkët e Strellcit është goditur me veturë nga bashkëfshatari.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin. Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi tha se nuk ka viktima.

“Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia ka kuptuar se është një përleshje mes dy personave në një lokal. Njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin. Dy persona në një lokal janë përleshur dhe pastaj kanë dalë jashtë, kur ka dalë njëri prej tyre, e ka godit tjetrin me veturë”, tha Gashi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit