Monday, October 14, 2024
spot_img

Ky është 64-vjeçari që dyshohet se e sulmoi seksualisht të miturën në autobusin e linjës 4 në Prishtinë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Viktimat jo rrallëherë janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur, e shumë herë edhe të moshuar, siç ndodhi me rastin e fundit në Prishtinë. Policia tashmë ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Rasti i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur në autobusin 4 të trafikut urban në Prishtinë, ku një i moshuar dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

E mitura e ka denoncuar në Polici dhe i njëjti është identifikuar dhe prangosur.

Media ka mësuar se bëhet fjalë për Xhemajl Ferizin, 64-vjeçar – i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimet kanë bërë me dije se viktima bashkë me një dëshmitar e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se si u përballë me të dyshuarin, derisa ishte në autobus.

Sipas dëshmisë së saj, teksa i njëjti ka qenë i ulur në ulësen afër saj, e ka prekur në organin gjenital, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima është larguar menjëherë dhe ka kërkuar që të dalë nga autobusi.

Pasi është siguruar prezenca e të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit