Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në motelin “Casablanca” në qytetin e Gjilanit.
Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore nga Emergjenca e Spitalit të Gjilanit.
Personi që u gjet pa shenja jete në motel është Flamur Bilalli, 24-vjeçar.
I ndjeri ishte shoqëruar nga një burrë rreth 40-vjeçar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.
E hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rastit tashmë kanë filluar.