Wednesday, March 26, 2025
spot_img

Ky dyshohet se është i riu që u arrestua për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri, raporton GazetaKsova.net

Gazeta merr vesh ekskluzivisht se viktima është Ardit Zymeri, i lindur më 2006.

Dyshohet se për rastin është arrestuar Bleon Dibrani.

Se një person është kapur për rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

“Rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku ’ në Vushtrri.

Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.

Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale.

Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishekë.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit