Tuesday, October 15, 2024
spot_img

Kuvendi blen 120 bileta aeroplani në vlerë gati 40 mijë euro

Kuvendi i Kosovës ka dhënë një tender në vlerë gati 40 mijë euro, përmes procedurës se negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, për blerjen e 120 biletave të aeroplanit.

Një biletë është përllogaritur të kushtojë rreth 330 euro, që në total i bie 39 mijë e 600 euro.

“Vërejtje: Vlera e biletës prej 330.00  euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdorët vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të  kontratës pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës  nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit  AMADEUS, GALILO, SABRE, apo sistem tjetër të barasvlershëm apo sisteme online”.

“Tarifa e shërbimit duhet dhënë vetëm me dy numra pas presjes dhjetore, (p.sh. 2.55 €). Oferta e cila përmban çmime me më shumë se dy numra pas presjes dhjetore, do të refuzohet në pajtim me LPP”, theksohet në njoftimin për dhënie të kontratës së publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Kontrata i është dhënë kompanisë “Prime Tours&Travel SH.P.K”. Kjo kontratë është për gjashtë muaj.

Kontrata është dhënë dje, derisa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet sot.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit