spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Kushtetuesja shqyrton ankimin e Berishës

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimin e kreut demokrat Sali Berisha, i cili kërkon shpalljen antikushtetuese të masave të dhënë nga SPAK-u, pa autorizimin e kuvendit.

Bëhet fjalë për masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” të cilat SPAK i aplikoi ndaj ish-Kryeministrit, pa iu drejtuar më parë Kuvendit për autorizim. Berisha i shpërfilli këto masa duke i cilësuar si anti-kushtetuese, përderisa ato i kufizonin të drejtat si deputet.

Pikërisht lidhur me këto dy masa të SPAK-ut, Kushtetuesja pritet të shqyrtojë sot dhe të shprehet nëse Prokuroria Speciale ka zbatuar ose jo Kushtetutën.

spot_img

Më herët Berisha përmes mbrojtësve të tij ligjorë kërkoi që nga trupa që do të merrte në shqyrtim çështjen e tij të përjashtohej gjyqtarja Marsida Xhaferllari, bashkëjetuese e deputetit Enkelejd Alibeaj.

Përplasjet mes Berishës dhe Alibeajt përbënin thelbin e kërkesës së avokatëve të ish-kryeministrit që kërkonin përjashtimin nga trupa të Xhaferllarit, duke e cilësuar gjyqtaren si në konflikt interesi. Kushtetuesja e rrëzoi këtë kërkesë të avokatëve të Berishës.

Për të njëjtën çështje Kushtetueses iu drejtuan kohë më parë deputetë të opozitës, por kërkesa e tyre nuk u shqyrtua nga gjykata.

Pasi ish-kryeministri shpërfilli masat e para të sigurisë të vendosura nga Prokuroria Speciale, SPAK-u iu drejtua kuvendit, duke i kërkuar autorizimin, por me kërkesën për masën e sigurisë “arrest shtëpie” ku prej 11 muajsh Berisha është i izoluar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit