Tuesday, April 1, 2025
spot_img

“Kush ta ka tregu ty”, “Ska kujdes hiç” – Gjesti kapet me regjinë e BBVA

Konkurrenti kosovar, Gjesti, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, duke sjellë dinamika të forta dhe situata tensionuese brenda shtëpisë.

Së fundmi, ai është përfshirë në një debat të ashpër me Gertën dhe disa banorë të tjerë, ku ka bërë disa deklarata që kanë lidhje me informacione nga jashtë shtëpisë.

Kjo ka ngjallur menjëherë reagimin e produksionit, i cili ka ndërhyrë për të paralajmëruar Gjestin për shkeljen e rregullave të lojës.

“Kush ta ka treguar këtë ty?”, e pyeti Gerta, ndërsa në atë moment produksioni e paralajmëroi menjëherë: “Gjesti, kujdes mikrofonin”.

Megjithatë, reagimi i reperit ishte i menjëhershëm dhe i prerë. Ai nuk e ka pritur mirë këtë ndërhyrje, duke iu kundërvënë regjisorëve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe duke shpërthyer me një shprehje revoltuese: “S’ka kujdes”, duke treguar kështu pakënaqësinë e tij ndaj vërejtjeve të vazhdueshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit