Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Kush qëndron pas sfidës ndaj sovranitetit të Kosovës? Halil Geci ngre alarmin për kërcënimet e reja

Në një postim të fundit në Facebook, veprimtari Halil Geci shprehu shqetësimin e tij të madh për situatën aktuale politike dhe sfidat që po përballen me sovranitetin e Kosovës. Sipas tij, kufijtë e njohur nga Amerika dhe Europa janë nën kërcënim, dhe ai përmendi disa çështje kyçe që po ndodhin në veri të vendit, duke përfshirë targat, valutat dhe situatën në Ujman.

Geci theksoi se njohja e kufijve të Kosovës është arritur në këto kushte që po mbrohen sot, duke iu referuar edhe përpjekjeve për të krijuar “Zajednicën” dhe kufijtë të cilat u diskutuan gjatë marrëveshjes së Ahtisaarit. Ai shprehet me forcë se “ALLGJUKA” ka vendosur kufijtë dhe ka mbrojtur themelimin e Republikës së Kosovës.

Veprimtari gjithashtu krahasoi situatën e tanishme me atë të shembjes së murit të Berlinit, duke argumentuar se është më e lehtë të rrënohet një mur sesa të hapet Ura e Ibrit. Duke përmendur tensionet e fundit në veri, Geci theksoi se përfundimisht, këto çështje janë të ndërlidhura me ndikimin e jashtëm nga Serbia dhe Rusia.

Në postim, Geci kritikoi ashpër opozitën për qëndrimet e tyre ndaj dinarit serb dhe situatës me Telekomin e Serbisë që vazhdon të operojë në veri. Ai gjithashtu ngriti zërin kundër mundësisë së ndonjë marrëveshjeje për Ujmanin dhe Urën e Ibrit që do të ishte në dëm të Kosovës.

Në përfundim, ai bëri thirrje për rezistencë dhe qëndresë ndaj çdo përpjekjeje për të cenuar integritetin territorial të Kosovës, duke deklaruar se lufta për liri është ende e gjallë dhe se populli i Kosovës nuk do të dorëzohet lehtë përballë kërcënimeve të reja.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Halil Gecit:

Kë po e pengon ushtrimi i sovranitetit në territorin që e ka njohur Amerika dhe Europa me këta kufij?!

Siç e dime tashmë të gjithë, njohja e Kosovës ka ndodhur me këta kufij ku sot edhe po mbrohet Kushtetuta, Kushtetutë kjo e ndërtuar nga vetë amerikanët dhe europianët, pa “Zajednicë”, pa extra territore për manastire, me kufi në Qakorr dhe Zhlebë,por me Ahtisarin në gji,kush i kaloi kufijtë e Ahtisarit, se kush i minoi themelet e Republikës së Kosovës, e di edhe “ALLGJUKA” në grazhd.

Më lehtë ishte të shembet muri e Berlinit, sesa të hapet Ura e Ibrit, ndaj mbase edhe kjo do të ndodhë.

Targat

Britmat e opozitës, britmat e Serbisë, ulërimat e Rusisë, çjerrjet e Grenellit rreth targave, gjë që targat të cilat po qarkullojnë për mrekulli andej dhe këndej kufirit, morën fund, më në fund.

Dinari

Opozita: Oo ! Kuuku, aman mos na e heqni dinarin! Serbia: Mos e largo dinarin! Rusia: Mos e largo dinarin dylber Grenelli, mos na e largo dinarin!

Europa: Kuku qysh po e largon valutën tonë, dinari po qarkullon për mrekulli në Serbi!

Bandat

Bandat e veriut që më miratimin e tradhtarëve opozitarë e kishin vënë flamurin e Serbisë si shenjë kufiri tek Ura e Ibrit, për ta kaluar urën dhe për ta ndërruar një kabllo rryme që serbët nuk e kanë paguar kurrë tash e 25 vjet, duhej bërë kërkesë Radojqiçit për të lejuar që ta ndërrojnë kabllon. Sot bandat e veriut po funksionojnë për mrekulli në Beograd rreth “bithës së Vuçiçit”.

Barrikadat

Barrikadat, kuku mos i prek se po thotë Europa: “Mbajeni se veriun ua kanë falë me letra Hashimi dhe PDK-ja, dhe ISA, dhe LDK-ja Serbisë. për t’ia jetësuar amanetin Rankoviçit. S’ka më barrikada! Ato tashmë ngordhën, i gllabëroi koha dhe shkuan në pakthim për të mos u kthyer kurrë më.

Telekomi i Serbisë

Opozita: Oo , kuku çka po bënë Qeveria! “Na plishi me Amelikën!”

Simbolet e Republikës në komuna veriore po valojnë për mrekulli!

Opozuzarët: Oo kuku!

Post Telekomi i Serbisë që operonte në veri,sot po operon për mrekulli në Serbi.

Ujmani

Opozuzarët: Oo , kukuku… Çka na bëtëëëë! Na plishtë me Amelikën!

Në Ujman fryhej si Çuran Polari duke lundruar me barkën e Radojqiçit, kinse unë shëtis lirshëm, ndërsa sot të gjithë qytetarët e Kosovës lahen dhe freskohen në të, njëjtë sikur në oborret e tyre.

Ura e Ibrit

Nëse edhe Ura e Ibrit hapet, le të shtohen sanksionet, ishalla toka na lëshon e deti kos u bëftë! Së paku nuk duhet të nënshkruhet tradhtia në tavolinë siç kanë bërë dy partitë, PDK,LDK dhe liderët e shitur të tyre.

E sa për me dhunë, paj, edhe le t’ia mësyejnë! Po patëm mundësi, do të mbrohemi, nëse jo, le ta marrin me dhunë, por qebesa jo edhe aq lehtë.

Jo kurrë për pa u mbushur IBRI me gjak! Me gjak e me flijime e fituam një lloj lirie, por edhe me gjak sërish mund ta mbrojmë atë që na takon neve!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit