Sunday, July 20, 2025
spot_img

Kush nga kryetarët e Kuvendit ishte më së gjati në mandat e kush më “jetëshkurtër”?

Nga 9 shkurti i vitit 2025 kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, formimi i institucioneve të reja nga ky proces ende nuk është bërë.

Kjo pasi nga 15 prilli kur është mbajt seanca e parë e deri këtë të shtunë, ka dështuar konstituimi i Kuvendit, pas 10 përpjekjeve.

Por, cili ka qenë historiku i zgjedhjes së kryeparlamntarit në Kosovë.

I pari ishte zgjedhur më 10 dhjetor të vitit 2021.

Rezultatet e zgjedhjeve, bën që Lidhja Demokratike e Kosovës t’i fitojë plot 48 ulëse në sallën plenare.

Atëbotë, Korniza Kushtetuese, përcaktonte që kryekuvendari të jetë nga grupi më i madh parlamentar.

Kështu, njeriu i parë që do të ulej në karrigen e kryetarit të institucionit legjislativ, ishte Nexhat Daci nga LDK.

E Daci do të rizgjidhej në këtë pozitë, edhe në legjislaturën e dytë.

Kjo meqë LDK, i fitoi edhe zgjedhjet parlamentare të 23 tetorit të vitit 2004.

Por, ndryshe nga hera e parë, Daci nuk pati fatin t’i priste zgjedhjet e treta në këtë pozitë.

Kjo meqë kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas një mbledhje me 15 vota pro dhe 4 abstenime e shkarkoi Dacin nga pozita e kryetarit të Parlamentit të Kosovës.

E vendin e tij, e mori Kolë Berisha.

Nënkryetari i LDK-së, mbajti pozitën e për një vit, deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2007.

Këto zgjedhje, bën që të formohej edhe legjislatura e tretë, e që ishte e fundit nën administrimin e UNMIK-ut.

Për herë të parë, Partia Demokratike e Kosovës, doli fituese.

Këta të fundit për pozitën e kryeparlamentarit, e propozuan Jakup Krasniqin.

Ky i fundit patin fatin që të jetë edhe kryetari i parë i Kuvendit, në shtetin më të ri në Evropë.

Në këtë pozitë, ish-zëdhënësi i UCK-së, do të qëndronte edhe në legjislaturën e katërt deri në vitin 2014.

Në legjislaturën e pestë, i pari i Kuvendit do të vinte përsëri nga Partia Demokratike e Kosovës.

Behët fjalë për ish-zëvendës kryetarin në këtë subjekt, Kadri Veselin, i cili për këtë pozitë i mori votat e mjaftueshme edhe në legjislaturën e gjashtë.

Ndërkohë, u deshtë të kalonin plot 20 vjet, që Kosova për herë të parë ta ketë një kryetare të Kuvendit.

Në seancën konstituive të 3 shkurtit, Vjosa Osmani nga LDK, e mori përkrahjen e mjaftueshme nga deputetët për këtë pozitë, në legjislaturën me jetëshkurtër.

Kjo legjislaturë, përfundoi pas një viti, meqë qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte shpallur jokushtetuese.

Kështu, në legjislaturën e tetë karrigen e kryetarit të Kuvendit e zuri përsëri një burrë.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit mori mbi 50% të votave.

Në këtë formë, Glauk Konjufca u bë edhe kryetari i parë i cili mandatin e rregullt do ta çonte deri në fund.

Ndërkohë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në ulësen e Kuvendit të Kosovës, po tenton të kthehet serish një grua.

Por, Albulena Haxhiu nga VV, dështoi t’i mblidhte 61 vota në plot 7 tentime.

Ndërkaq tentimi i radhës, do të jetë të hënën nga ora 10:00.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit