Friday, July 25, 2025
spot_img

Kush janë pesë të plagosurit në Laç të Shqipërisë?

Pesë janë të plagosurit me armë zjarri këtë të shtunë në Laç.

Një bilanc lufte, që sipas policisë, erdhi si pasojë e një konflikti të çastit.

Mes të plagosurve është edhe një grua, e cila nuk kishte lidhje me konfliktin, por u gjend në vendin dhe momentin e gabuar. Ajo ndodhej në anë të trotuarit duke shitur qirinj…, raporton tv klan.

Të shtënat ndodhën rreth orës 13:30, pranë ish-gjykatës së Kurbinit, në rrethana momentalisht të paqarta.

Megjithatë nga ajo që mund të shihet edhe në pamjet që përcjell gazetari Martin Marku, breshëria e plumbave ndodhi në mes të rrugës.

Të plagosurit janë A.Gjezaj, L.Ismalaj, A.Ndoci, D.Gjeloshi, G.Bitri. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ata u transportuan drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, autoritetet policore që zbarkuan në vendngjarje shoqëruan disa persona. Zyrtarisht mësohet se autor i dyshuar është një person, i cili është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit