spot_img
spot_img
Thursday, February 6, 2025
spot_img
spot_img

Kush i fiton zgjedhjet në Kosovë? Bytyçi parashikon se si do të renditen partitë kryesore!

Eksperti i çështjeve rajonale, Enver Bytyçi, ka analizuar situatën politike në Kosovë pak ditë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Në një intervistë për podcatin “TëPashoq” Bytyçi parashikoi se Vetëvendosja do të jetë parti e parë, ndërsa foli edhe për renditjen e partive opozitare në zgjedhjet e së dielës.

Sipas tij, LDK-ja do të ketë rritje këto zgjedhje pasi ajo ka bërë ndryshime në parti dhe në program, gjë që prë Bytyçin do të ndikojë pozitivisht te votuesit.

spot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës unë mendoj se do të ketë rritje dhe do të dalë parti e dytë. Kjo për shkak nga mënyra se si ka zhvilluar fushatën elektorale. Nga mbështetja që kam parë dhe nga programi politik që ka. Megjithëse më duket një program futurist, i parealizueshëm dhe nga kompaktësi që ruan Lidhja Demokratike si një parti tradicionale në Kosovë. Ndërsa Partia Demokratike Kosovës ndonëse ka një kandidat të pastër për kryeministër dhe me prestigj dhe një personalitet të veçantë”, tha Bytyçi.

Ndërkohë që sa i takon PDK-së, Bytyçi shprehet skeptik dhe për shkak se ajo nuk ka bërë reformim pas humbjes së 2021. Sipas ekspertit për çështjet rajonale, PDK vijo të ketë në përbërjen e saj kontingjent të personave të akuzuar për raste korruptive. Më tej Bytyçi shton dhe faktin se PDK-ja ka qenë ajo që e ka shtyrë më së shumti planin për ndarjen e Kosovës.

PDK nuk është e reformuar. PDK por edhe LDK kanë ikur nga pushteti me akuza të rëndë për korrupsion për bashkëpunim për grabitjen e pasurive të Kosovës.

Për blerjen e një sipërfaqeje toke me 100 euro për metër katror dhe shitje pak javë më pas me 5 mijë euro për 100 metër katror për shkak të infrastrukturës që ka qëlluar të ndërtohet në atë zonë ku këta e kanë bërë, duke qenë në dijeni se në këtë territor do të kalojë një autostradë. Autoritet e PDK-së në pushtet kanë blerë tokë aty dhe pas disa javësh është miratuar projekti ata kanë shitur 5 mijë euro 100 metra katror nga 100 euro që e kishin marrë.

Të gjitha këto fakte që popullata i njeh, nuk është reflektuar nga PDK. PDK ka shumë nga këto njerëz të cilët i mbron dhe i përdor fuqishëm si element të fortësh në fushatën elektorale. Ajo që ndodhi në Skenderaj me sulmet që ju bë eskortës dhe vetë kryeministrit Kurti gjatë një mitingu elektoral, ishte i organizuar pikërisht nga këto elementë të cilët janë të njohur.

Kjo është njëra anë dhe publiku në Kosovë ka ndjeshmëri për ti gjykuar dhe reflektuar. Ana tjetër është se PDK ka në përbërjen e saj edhe elementë që janë aktivizuar fuqishëm për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve dhe dhënien e veriut të Kosovës, Serbisë. Thaçi së bashku me bashkëpunëtor të tjerë deri te Vlora Qitaku, që është nën kryetare e Partisë, e cila është dëshmuar tashmë se gjatë kohës si ambasadore në Uashington, ka lobuar fuqishëm për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve. Aq sa ambasadorja e Bosnje dhe Hercegovinës i ka ndërhyrë dhe i ka thënë mjaft. Dmth ka të dhëna të tilla të cilat dëshmojnë se PDK megjithëse në zgjedhjet e 2021 ishte e dyta ajo nuk ka reflektuar 4 vite në opozitë”, përfundoi ai.

Bytyçi u pyet nëse kishte një parashikim lidhur me përqindjen që mund të fitonte VV në zgjedhjet parlamentare, ndërsa theksoi se mendonte se do të arrinte mbi 40 %, por nuk do të arrinte shumicën prej 51 %.

Kritikat e Grenellit do e ndihmojnë Kurtin. Grenell sulmon për shkak të lidhjeve që ka me Beogradin, ndjen detyrim për shkak të lidhjeve që ka dhe mban këto qëndrime ndaj Kurtit.Mendoj se Grenell gabohet nëse mendon që me akuza të tilla do të rrëzojë apo dëmtojë Kurtin. Pasi në momentin që u rrëzua nga pushteti, dhe të gjithë e dinë që Kurtin e rrëzoi herën e parë Grenell, Kurti e rriti elektoratin me 15%. Mendoj se nëse Grenell do të vijojë akuzat dhe ky do të gjejë një gjuhë për elektoratin për tiu përgjigjur do të kemi një forcim të pozitave të Kurtit me 2 ose 3 pikë, në këto ditë që kanë mbetur deri në ditën e zgjedhjeve. Mendoj se do të jetë mbi 40 %, por jo se do të arrijë në 51%”, tha Bytyçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit