Legjenda e futbollit argjentinas, Lionel Messi, ka zbuluar se kush, sipas tij, është lojtari më i madh anglez i të gjitha kohërave.
Në karrierën e tij të jashtëzakonshme, 37-vjeçari ka përballuar shumë prej futbollistëve më të mirë në botë, gjë që e bën një vlerësues të denjë të talenteve në fushën e blertë.
Sulmuesi aktual i Inter Miamit ka ndarë fushën me emra të mëdhenj si Wayne Rooney, Steven Gerrard dhe David Beckham. Por cili prej tyre, sipas Messit, është më i madhi?
Në vitin 2015, Messi e vlerësoi lart Wayne Rooney-n pasi ky i fundit theu rekordin e legjendës Bobby Charlton për numrin e golave të shënuar me Anglinë – rekord që më vonë u tejkalua nga Harry Kane.
“Wayne Rooney është për mua një lojtar i vetëm një herë në një gjeneratë. Një nga ata lojtarë të veçantë, që nuk krahasohet me asnjë tjetër”, kishte thënë Messi për The Mirror.
Megjithatë, pavarësisht komplimenteve për Rooneyn, ishte një tjetër emër që Messi e cilësoi si më të madhin që ka dalë ndonjëherë nga futbolli anglez.
“Personalisht, unë mendoj se Steven Gerrard është lojtari më i mirë i Anglisë. I uroj një pensionim të lumtur”, kishte deklaruar ai në vitin 2016, kur Gerrard njoftoi tërheqjen nga futbolli.