Wednesday, July 16, 2025
spot_img

“Kush është? – Jam unë princi yt”, Princi Harry humb në Londër dhe troket në dyert e gabuara – pamjet bëhen virale

Një skenë që duket si pjesë e një komedie britanike është bërë realitet në rrugët e Londrës.

Princi Harry është parë duke u endur në lagjen Fulham, ku më së paku tri herë ka trokitur në dyer të gabuara, duke kërkuar adresën e saktë.

Një nga momentet është kapur edhe nga një kamerë dere, ku Harry shfaqet i hutuar dhe dukshëm i pasigurt për vendndodhjen e tij.

Banorët e befasuar nuk e besonin sytë kur përballë tyre u shfaq vetë Duka i Sussex-it.

Kjo situatë komike vjen në një periudhë të tensionuar për princin, i cili është në përballje ligjore me autoritetet britanike pas vendimit për t’ia hequr sigurimin e armatosur gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar. Harry ka shprehur shqetësimin se ndihet i pambrojtur, sidomos kur udhëton me familjen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit