spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Kush është grupi që e kundërshton Lumir Abdixhikun në LDK? Baton Haxhiu: S’është veç Avdullah Hoti

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Avdullah Hoti kërkoi një lidership të ri brenda LDK-së pasi tha se rezultati për partinë e tij nuk është i kënaqshëm. Duke komentuar këtë deklaratë, gazetari Baton Haxhiu mendon se Hoti nuk është personi i vetëm në LDK që kundërshton Abdixhikun.

Haxhiu në Pressing në T7 tha se Avdullah Hoti është shumë i fortë brenda LDK-së, me numër dhe me kualitet.

Dmth nëse e shikojmë kush është Avdullah Hoti, është ai grupi i famshëm i reformave ekonomike që ka qenë i lidhur me Isa Mustafën dhe grupin e tij. Nuk besoj që Avdullah Hoti është njeriu i vetëm i cili në këtë moment e kundërshton hapur Lumir Abdixhikun. Ai është përfaqësues i një grupacioni, feudi politik shumë i fortë brenda LDK-së edhe në numër edhe në kualitet dhe natyrshëm me një miqësi të gjatë që e kanë bazën rreth fakultetit Ekonomik”, tha Haxhiu.

Ky grup, sipas Haxhiut, Lumir Abdixhikun e ka konsideruar si “student të tyre”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit