spot_img
Sunday, October 27, 2024
spot_img

Kush është bosi shqiptar i drogës që u arrestua në Madrid

Shqiptari më i kërkuar nga Interpoli për trafikim me lëndë narkotike, Haradin Fejzulla është arrestuar nga Policia Kombëtare në Madrid.

Një operacion i policisë Kombëtare spanjolle, arriti që të lokalizoi vendin ku ndodhej Haradin Fejzulla dhe 10 perona të tjerë.

Fejzulla u bëi njour për herë të parë në vitin 2013-të, pasi hetuesit zbuluan se ai fitonte miliona euro nga trafiku i lëndëve narkotike.

Ai u dënua në vitin 2022 me 29 vite burg nga gjykata e Brukselit, por pas vendimit ai u arratis.

Policia Kombëtare arrestoi Haredin Fejzullën, sipas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet belge, vend në të cilin ai u dënua me më shumë se 29 vjet burg për 13 krime të trafikut të drogës, anëtarësimit në organizatë kriminale dhe falsifikimit të dokumenteve të kryera, mes viteve 2014 dhe 2018. Pas arrestimit, ai është vënë në dispozicion të Gjykatës Qendrore Hetimore të Gjykatës Kombëtare, e cila duhet të vendosë nëse do ta ekstradojë në Belgjikë.

Fejzulla u dënua me 9 dhe 4 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale, pra 18 vjet në total.

Haredin Fejzulla ka lindur në Shqipëri, por ka jetuar në Belgjikë për shumë kohë. E gjithë familja e tij ishte e përfshirë në organizim. Me 3 vite burg u dënua edhe djali i tij 31-vjeçar, si ndihmës logjistik dhe roje i plantacioneve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit