spot_img
spot_img
Friday, January 17, 2025
spot_img
spot_img

Kush është Andrew Ferguson, i cili synon të sfidojë kompanitë e mëdha të teknologjisë?

Andrew Ferguson, i emëruar nga Presidenti i zgjedhur Trump për postin e kryetarit të Komisionit Federal të Tregtisë është zotuar se do të vazhdojë përpjekjet e agjencisë për t’i dhënë fund monopolit të kompanive të mëdha të teknologjisë, por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Matt Dibble, ai ka edhe një tjetër objektiv: lirinë e fjalës.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar Andrew Fergusonin për të drejtuar Komisionin Federal të Tregtisë, një agjenci federale që mbikqyr zbatimin e ligjeve antitrust dhe ato për mbrojtjen e konsumatorëve.

Republikani Ferguson është aktualisht një nga pesë anëtarët e Komisionit Federal, me përbërje dypartiake, i emëruar aty nga Presidenti Joe Biden.

spot_img

“Mbrojtja e konsumatorit dhe konkurrenca nuk janë çështje partiake…”, shprehej zoti Ferguson.

Zoti Ferguson ka shërbyer si përfaqësues ligjor për shtetin e Virxhinias dhe si këshilltar kryesor i senatorit Mitch McConnell, i cili foli në seancën për emërimin e tij në 2023.

“Kur Andrew merr përsipër një sfidë, ai bën maksimumin”, u shpreh zoti McConnell. Zoti Ferguson ka sinjalizuar përparësi të reja për agjencinë e pavarur, të cilat janë më afër linjës së agjendës së zotit Trump.

Në një dokument që zoti Ferguson e vuri në dispozicion për të mbështetur kandidaturën e tij për postin e lartë të cilin arriti ta siguronte media Punchbowl News, ai zotohej të “luftonte burokracinë për të zbatuar agjendën e Presidentit Trump” dhe rendiste mënyrat se si ai do t[I jepte një drejtim të ri Komisionit Federal të Tregtisë për ta bërë atë më miqësor ndaj biznesit, por njëherësh duke rritur mbikqyrjen ndaj kompanive të mediave sociale.

Bill Baer është ekspert në Institutin Brookings dhe ka qenë drejtor i Departamentit të Konkurencës pranë Komisionit Federal të Tregtisë.

“Ai është fokusuar shumë në platformat e teknologjisë, si tek dominimi i tyre ekonomik edhe tek dyshimet për censure të pikëpamjeve konservatore”.

Zoti Trump dhe republikanët e tjerë e kanë vënë shpesh në qendër të kritikave rishikimin dhe kontrollin e përmbajtjes nga ana e kompanive të mediave sociale. Ata e vlerësojnë heqjen e postimeve të bëra nga skeptikët mbi virusin COVID-19 dhe heqjen nga rrjetet sociale të profilit të zotit Trump pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol si paragjykim ndaj zërave konservatorë.

Zoti Trump e trajtoi këtë çështje në faqen e tij në internet.

“Sot po njoftoj planin tim për shkatërrimin e regjimit të censurës së krahut të majtë dhe për rikthimin e lirisë së fjalës për të gjithë amerikanët”, u shpreh ai.

Në dy raste vitin e kaluar, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi në favor të praktikave ekzistuese të kontrollit të përmbajtjes nga kompanitë e mediave sociale. Zoti Ferguson ka sugjeruar se ligji antitrust mund të sigurojë një strategji tjetër për të çuar përpara objektivin e zotit Trump.

“Nëse ai mund të përdorë kompetencat e Komisionit Federal të Tregtisë për të trajtuar përpjekjet e platformave në mënyrë që përmbajtjet e këqija, të papërshtatshme ose tepër të pasakta të mos përhapen në platformat e tyre kjo është një pikëpyetje e madhe. Platformat gëzojnë të drejtën e Amendamentit të Parë, njësoj si një gazetë, njësoj si çdonjëri prej nesh”, shprehet zoti Baer .

Komisioni Federal i Tregtisë nën drejtimin e kryetares aktuale Lina Khan ka ngritur procese gjyqësore kundër gjigantëve të teknologjisë Meta dhe Amazon për praktika antikonkurruese. Kërcënimi për rritjen e mbikyqyrjes mbi politikat për kontrollin e përmbajtjes mund të shënojë një pike kthese për kompanitë e mëdha të teknologjisë, që t’i përshtaten (të pranojnë) objektivat e zotit Trump.

Javën e kaluar kompania Meta njoftoi se do të mbyllte programin e verifikimit të fakteve në Facebook dhe Intragram. Në vend të këtij programi, kompania ‘Meta’ do të bëjë verifikimin e fakteve të postimeve bazuar në shënimet e komunitetit të përdoruesve të platformave të saj, pak a shumë njësoj si rrjeti X në pronësi të Elon Muskut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit