spot_img
Thursday, April 17, 2025
spot_img

Kusari-Lila: “Opozita e ardhshme” treguan se nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pasi në Kuvend nuk u votua raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve.

Ajo ka thënë se PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan edhe kundër mandateve të tyre dhe se sipas saj me këtë veprim ata treguan se s’pranojnë rezultatin e gjedhjeve që vetë e kishin pranuar.

Postimi i plotë:

Për herë të parë në Kosovë, opozita aktuale dhe ajo e ardhshme nuk e voton raportin për certifikimin e rezultateve dhe konfirmimin e mandateve.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit – pra edhe kundër mandateve të tyre. Me këtë veprim, sot, përmes një tjetër shfaqjeje të paaftësisë së tyre të vazhdueshme, treguan se nuk e pranojnë më rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit