Sunday, May 11, 2025
spot_img

Kusari-Lila “matet” në vota: Albulena Haxhiu është tri here më shumë e votuar se Haradinaj, 30 mijë vota më shumë se Krasniqi

Deputetja Mimoza Kusari -Lila nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar pas ndërprerjes së seancës konstituive të së mërkurës.

Kusari-Lila, e ka lavdëruar propozimin e VV’së për kryekuvendare, Albulena Haxhiun, për punën dhe aktivitetin e saj.

“Lehtësia me të cilën po gjykohet dhe po vlerësohet mundësia e ndërrimit të kandidates të Grupit Parlamentar tonë është i papranueshëm. Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me 125 mijë vota, apo thënë ndryshe tri herë më shumë vota se Haradinaj apo dy herë më shumë se i tërë grupi i AAK’së. Do të thotë pesha politike i Haxhiut për të qenë kryetare e Kuvendit, është i pakontestueshëm. Gjithashtu nëse krahasohet edhe me vetë liderin e opozitës, Memli Krasniqi, – znj. Haxhiu është 30 mijë vota më para”, deklaroi ajo.

“Haxhiu ka qenë mbi 11 vite, deputete e opozitës në Kuvendin e Kosovës. Roli i saj nuk ka qenë unifikues me thirrje, por ka qenë opozitare. Dhe besoj se si opozitare ka tregu përkushtimin, betejën e vazhdueshme për të gjitha kauzat për të cilat ajo dhe Vetëvendosja i ka përfaqësu”, tha pos tjerash ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit