Monday, October 14, 2024
spot_img

Kusari Lila dorëzon kallëzim penal ndaj Vehbi Kajtazit

Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj drejtorit të Paparacit, Vehbi Kajtazi për audio-incizimin e publikuar të mërkurën, në të cilin zbardhet biseda mes saj, ish-deputetit Sllavko Simiq dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Kusari-Lila ka thënë se përgjimi është i fabrikuar.

“Asnjë komunikim nuk ka qenë me Listën Serbe për Pagën Minimale. Rrjedhimisht, incizimet e mbrëmshme janë të fabrikuara. Për të cilat unë sot kam qenë në Policinë e Kosovës dhe Prokurori, dhe për këtë do t’i bashkëngjitet rastit për të cilin vitin e kaluar e kam deponuar kallëzimin penal për ish-deputetin Sllavko Simiq”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka thënë se audio-inicizimi është manipulim dhe montazh.

“Do të thotë një manipulim dhe një montazh e asaj natyre, e cila synon të vë në dyshim dhe pikëpyetje integritetin e personalitetin tim, pozicionimin politik timin dhe të Grupit Parlamentar e të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka asnjë qëllim tjetër përpos që ta përdor Listën Serbe ende si faktor politik përkundrejt që Lista Serbe qe dy vite e gjysmë asnjë ndikim nuk e ka as në Kuvend, as në ndonjë instancë tjetër”, është shprehur Kusari-Lila.

Sipas Kusari-Lilës, ka njerëz të cilëve Radoiçiqi iu mungon dhe se duan të pastrojnë figurën e tij.

“Fatkeqësia për ata që iu mungon, është se tashmë po mundohen që përmes fabrikimit ta sjellin Listën Serbe në opinion, ta pastrojnë personalitetin prej krimineli të Radoiçiqit”, ka thënë ai. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit