spot_img
Thursday, December 12, 2024
spot_img

Kurti tregon që s’është në listë të VV’së: Kam vendosur të mos rikandidoj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka njoftuar se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ajo ka thënë se lista e LVV-së është e mrekullueshme derisa ka shtuar se do ta vazhdojë angazhimin në Vetëvendosje si anëtare e Kryesisë dhe si aktiviste.

Postimi i plotë i saj:

Lista e VETËVENDOSJE!-s është e mrekullueshme. Listës së cilës i prin Albin Kurti nuk mundet me qenë ndryshe. Unë nuk jam në këtë listë sepse kam vendosur të mos rikandidoj në zgjedhjet e ardhshme. Kjo nuk ma lëkund besimin e angazhimin. Mbase përkundrazi, ka me qenë më e lehtë me u angazhu në fushatë por jo për vete.

Një mandat i fituar në Gjykatën Kushtetuese (rasti 2019), një mandat i fituar në listën e refererendumit (zgjedhjet 2021) më kanë dhënë nder madhor e përvojë shumë të rëndësishme politike e jetësore.

Unë do ta vazhdoj angazhimin tim në VETËVENDOSJE! si anëtare e Kryesisë dhe kryesorja si aktiviste.

Kur i jam bashku Lëvizjes nuk e kam mendu të bëhem deputete por që Lëvizja të fitojë. Ai motiv vlen sot për të gjithë ne në Lëvizje, të shumtët jashtë 110 kandidatëve.

Në këto zgjedhje me mish e me shpirt VETËVENDOSJE!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit