Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me deputetin e zgjedhur nga komuniteti goran, Adem Hoxha, si pjesë e takimeve konsultative me përfaqësues të komuniteteve joshumicë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit nuk është bërë e ditur nëse dyshja kanë arritur ndonjë marrëveshje.
Gjatë takimit është theksuar rëndësia e seancës konstituive të Kuvendit, e planifikuar për 15 prill, si dhe roli i partive politike në parlament për të përfaqësuar vullnetin e qytetarëve, të shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit.