Friday, July 18, 2025
spot_img

Kurti takohet me imamin e Qabesë: Kosova mirënjohëse për mbështetjen e Arabisë Saudite

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në kryeministri imamin e Qabesë, Bandar Baleela, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Gjatë takimit, Kurti ka vlerësuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite dhe ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës ndër vite.

“Duke diskutuar rreth marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, u theksua se raportet dypalëshe po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e Arabisë Saudite dhe popullit të Arabisë Saudite ndaj Kosovës në periudhat më të vështira të saj dhe theksoi përkushtim për të afruar më shumë popujt përmes bashkëpunimit në fushat e turizmit, arsimit, ekonomisë dhe kulturës”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Në kuadër të përmirësimit të raporteve, është vlerësuar edhe marrëveshja për fluturime direkte ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Ndërkohë, qëndrimi i Kurtit në zyrën e kryeministrit po kundërshtohet nga opozita, e cila e akuzon atë se po e uzurpon pozitën, megjithëse tashmë ka bërë betimin si deputet. Madje, partitë opozitare kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë këtë çështje edhe në Gjykatën Kushtetuese.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit