Saturday, May 3, 2025
spot_img

Kurti shkon në zyrën e kryeministrit: S’tregon pse

Pas betimit si deputet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti është parë duke u drejtuar për në objektin e Qeverisë.

Me të dalë nga Kuvendi, ai është ndalur nga gazetarët, të cilët e kanë pyetur për pozicionin e tij aktual dhe për strategjinë e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Në çfarë cilësie do të ktheheni në qeveri, ndërsa jeni betuar si deputet. Si do t’i bëni votat të hënën për kryeparlamentar?” – ishte pyetja që iu drejtua Kurtit.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë përgjigje, duke vazhduar rrugën bashkë me truprojat e tij, pa komentuar për asnjë nga çështjet e ngritura nga mediat.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit