spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim arkitektin kroat, Andrija Mutnjakoviq, i cili ka dizajnuar e ideuar godinën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti tregon se nga Mutnjakoviqi pranoi librin që përmban planimetri e skica të Bibliotekës, një pasqyrim i punës komplekse dhe dizajnit të veçantë.

Në takim u trajtua dhe nevoja e rëndësia për renovimin e Bibliotekës dhe hartimit të projektit arkitektonik, proces në të cilin ka qenë i përfshirë dhe është konsultuar edhe arkitekti e akademiku kroat, si ideues i këtij objekti.

“Shënimi i 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, na bëri bashkë edhe me arkitektin vizionar e akademikun kroat Andrija Mutnjaković, i cili ka dizajnuar e ideuar këtë godinë ikonike. Me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sot e mirëpritëm për të diskutuar përzemërsisht e shprehur mirënjohjen për kontributin dhe vlerën e tij tash edhe në renovimin e tërësishëm të objektit, gjersa hartimi i projektit arkitektonik është shumë afër përfundimit”.

“Me kënaqësi pranova nga ai librin që përmban planimetri e skica të Bibliotekës, një pasqyrim i punës komplekse dhe dizajnit të veçantë. Biblioteka Kombëtare e Kosovës qëndron si një simbol i përhershëm i identitetit tonë dhe arkitekti Andrija Mutnjaković si një mik i vendit të cilin e mirëpresim kurdoherë”, ka shkruar Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit