Monday, May 5, 2025
spot_img

Kurti – opozitës për dorëheqjen: Kemi shembuj Thaçin, Haradinajn, Hotin

Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë është deklaruar për dështimin e konstituimit të Kuvendit.

Ai iu përgjigj opozitës e cila i kërkoi dorëheqje nga pozita e kryeministrit, duke thënë se “shteti nuk mund të ketë vakum qeverisje”.

Ai mori shembuj dorëheqjet nga e kaluara të Thaçit, Haradinajt e Hotit.

“Kemi nga e kaluara shembullin e ish-kryeministrit Thaçi që ndonëse kishte dhënë betimin si deputet në korrik 2014, kishte vazhduar të jetë kryeministër në detyre deri në dhjetor 2014. E kemi ish-kryemistrin Haradinaj që dha dorëheqje në korrik 2019 vetëm për të vazhduar tutje si kryeministër në detyre në shkurt 2020. Shembull Hotin që mbeti në detyrë deri në formimin e qeverisë Kurti 2, mars 2022, përkundër faktit që qeveria e tij u shpall e jashtëligjshme”.

Më poshtë pjesë nga fjala e tij:

Konstituimi i Kuvendit dje u pamundësua sepse partitë opozitare, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK nuk votuan për verifikimin e mandateve të tyre si deputet. Në thelb ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem kryeministër. Qeveria jonë është në detyrë dhe efektivisht e dorëhequr që nga 23 marsi i kltij viti kur edhe ekmi përmbshur mandatin e rregullt. Nga ajo ditë, qeveia jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takon pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjistalcion në fuqi.

Kjo e vendos qeverinë në rol kujdestar për të garantuar funksionimin e shtetit tonë në zbatim të kushtetutës. Krahas kësaj, deri në formimin e qeverisë së re dje i jam dretjuar Kuvendit përmes të cilës e kam njoftuar për statusin e qeverisë sonë pas datës 23 mars dhe për dorëheqjen time nga posti ekzkutiv, veçse efektivisht nga ajo datë dhe sipas kushtertusë dhe ligjeve në fuqi. Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqja, më shumë se kaq do të ishte braktisje e instiucionit, do të ishte vakum dhe rrezikim i sigurisë kombëtare. Është kërkesë dhe insitim, e thënë së buti i pamatur për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie.

Ligji për qeverinë e bën të qartë, një qeveri në dorëheqje vazhdon përgjegjësitë e saj, neni 30, ndonëse të kufizuara neni 31, deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Mbledhja sot dhe ushtrimi i komptencave janë të lejueshme madje të detyruseshme. Ne kemi funksione të kufizuara por asesi ndalim. Shteti nuk mund të ketë vakum qeverisje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit