Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tragjedisë që ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni të Veriut, ku si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan 51 persona humbën jetën dhe mbi 100 persona mbetën të plagosur.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai ka thënë se humbja e 51 jetëve është një lajm pikëllues e shkatërrues.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen shkatërruese të 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik të zjarri në një klub nate.
Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Kurti.