Sunday, March 30, 2025
spot_img

Kurti nga Krusha e Vogël: Kryerësit e krimeve në Kosovë të vihen para drejtësisë

Në tubimin përkujtimor me rastin e 26-vjetorit të masakrës në Krushë të Vogël, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga organet e drejtësisë që kryerësit e krimeve në Kosovë të vihen para drejtësisë.

“Në pranverën e vitit 1999, Serbia po realizonte projektin e saj të errët dhe famëkeq serbomadh, duke zbatuar planin famëkeq të quajtur ‘Patkoi’ për shfarosjen e popullit në Kosovë. Në kuadër të këtij projekti gjenocidal, autoritetet serbe kishin planifikuar si teknikë të dëbimit dhe terrorizimit të popullsisë shqiptare çrrënjosjen e saj nga Kosova, duke kryer vrasje masive të civilëve të pafajshëm dhe të pambrojtur”, tha Kurti.

“Madje aktivistë të të drejtave të njeriut në Beograd si Natasha Kandiq e kanë quajtur këtë krim si gjenocid”, shtoi Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit