Monday, October 14, 2024
spot_img

Kurti nesër vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën do të realizon një vizitë pune në Maqedoni të Veriut, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu konfirmoi për Telegrafin se në takim do të diskutohet për raportet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Kryeziu njoftoi se për realizimin e kësaj vizite është dakorduar më 20 korrik.

Ndryshe, vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, vjen pak ditë pas incidentit që ndodhi në aeroportin e Shkupit. Ku sipas Presidencës së Kosovës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal presidentes Osmani për ta vendosur në skanerë.

Presidenca e Kosovës ka bërë disa sqarime rreth situatës së krijuar në aeroport, duke rikujtuar se kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje dhe imunitete diplomatike.

Për incidentin në Shkup, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, të cilët kanë kërkuar menjëherë informata zyrtare për rastin.

Gjithashtu, reagime ka pasur edhe nga përfaqësuesit e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit