spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Kurti në Forumin e Sigurisë në Varshavë, flet për rrezikun që paraqesin Rusia dhe Serbia për rajonin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt kryeqytetit të Polonisë, Varshavë, për të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë të Varshavës.

Diskutimet kryesore të forumit përfshijnë sigurinë rajonale dhe evropiane, si dhe bashkëpunimin midis partnerëve demokratikë dhe perëndimorë.

Gjatë forumit, Kurti zhvilloi takime të rëndësishme me ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braže, ndihmës sekretaren amerikane të Mbrojtjes për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Celeste Wallander, si dhe me përfaqësues të lartë të administratës amerikane, përfshirë ambasadorin Michael Carpenter dhe kongresistin Jason Crow.

“Në kuadër të aktiviteteve të forumit, Kurti mori pjesë në disa ngjarje si drekën ministeriale të organizuar nga Katarzyna Pisarka, Drejtoresha Ekzekutive e Forumit të Varshavës, dhe darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski”, thuhet në njoftim.

Ai gjithashtu mori pjesë në pritjen e organizuar nga Shefi i Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë, Jacek Siewiera, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Kurti mbajti një fjalim mbi temën “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Ndërlidhja mes Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”, ku ai theksoi rreziqet që paraqesin Rusia dhe Serbia për rajonin dhe Evropën.

Kurti gjatë fjalimit vuri në dukje se Kosova po mbron jo vetëm integritetin e saj territorial, por edhe progresin dhe prosperitetin e arritur në vitet e fundit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit