spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Kurti në 17-vjetorin e Pavarësisë: Sukseset tona janë edhe të aleatëve tanë nga ShBA, BE e mbarë perëndimi demokratik

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kosovën në 17-vjetorin e Pavarësisë së saj.

Kurti tha sot se Kosova feston Pavarësinë si një shtet sovran, demokratik, me integritet territorial, me progres social, avancim demokratik e rritje shembullore ekonomike.

“Padyshim që mund të jemi krenarë që i kemi dalë hakut sakrificës, flijimit të aq shumë dëshmorëve e martirëve, kontributit të jashtëzakonshëm edhe të rezistencës paqësore edhe asaj të armatosur, invalidëve e veteranëve të UÇK-së dhe të gjithë veprimtarëve, të cilët qëndruan në kohë të vështira, në mënyrë që ne të kemi kohë të mira”, tha Kurti.

Tutje ai shtoi se sukseset e Kosovë janë suksese të popullit, të institucioneve, po edhe të partnerëve, miqve, aleatëve tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës te Bashkimi Evropian dhe mbarë perëndimi demokratik.

Deklarata e tij:

Dimër i ftohtë por zemrat e ngrohta, teksa urojmë njëri-tjetrin për 17-vjetorin e 17 Shkurtit, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, si shtet sovran, demokratik, me integritet territorial, me progres social, me avancim demokratik dhe me rritje shembullore ekonomike.

Ekonomia e Kosovës është trefish më e madhe sesa para 17 vjetëve. Në të njëjtën kohë jemi edhe shembull për siguri jo vetëm në rajonin e Ballkanit, kur kemi parasysh të drejtat e qytetarëve, mirëqenien e tyre, entuziazmin popullor dhe sukseset e Republikës sonë, që janë suksese të popullit, të institucioneve, po edhe të partnerëve, miqve, aleatëve tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës te Bashkimi Evropian dhe mbarë perëndimi demokratik.

Padyshim që mund të jemi krenarë që i kemi dalë hakut sakrificës, flijimit të aq shumë dëshmorëve e martirëve, kontributit të jashtëzakonshëm edhe të rezistencës paqësore edhe asaj të armatosur, invalidëve e veteranëve të UÇK-së dhe të gjithë veprimtarëve, të cilët qëndruan në kohë të vështira, në mënyrë që ne të kemi kohë të mira.

Gëzuar të gjithë qytetarëve të Republikës!

Urime Dita e Pavarësisë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit